Flash News

E-TJERA

U vendosi flakën shkurreve, digjet aksidentalisht 67-vjeçari në Durrës

U vendosi flakën shkurreve, digjet aksidentalisht 67-vjeçari në

Një 67-vjeçar është lënduar në Durrës pasi u vendosi flakën shkurreve. Aktualisht i moshuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Të fundit