Flash News

E-TJERA

U vetëdorëzua, gjykata lë në burg ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Sarandë

U vetëdorëzua, gjykata lë në burg ish-drejtorin e ALUIZNI-t 

Gjykata e Sarandës ka vendosur sot të lërë në qeli ish-drejtorin e ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati. Seanca gjyqësore është zhvilluar 4 ditë pas vetëdorëzimit të Muratit dhe ka zgjatur për plot 4 orë.

Prokurorja Silvana Belishta ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për Muratin nën akuzat “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentash”. Dy orë pas kërkesës së Prokurorisë dhe mbrojtjes, Gjyqtari Mikel Hysometaj ka vendosur të shpallë të paligjshëm ndalimin e Mariel Muratit të dyshuar për kryerjen e veprave penale “ ndërtim i paligjshëm” dhe “ falsifikim i dokumenteve” dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Nga 10 të ndaluarit në kuadër të operacionit të nisur në 13 mars, në masë “Arrest në burg” ndodhet vetëm Mariel Murati. Dy prej tyre janë lënë në masën “Arrest në shtëpi” ndërsa 7 të tjerë janë lënë në masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Të fundit