Flash News

E-TJERA

U vetëhelmua me fostoksinë, në trupin e 25-vjeçares u konstatuan shenja dhune, shpallet në kërkim ish-partneri

U vetëhelmua me fostoksinë, në trupin e 25-vjeçares u

Xhuana Nikolli, 25 vjeç, humbi jetën një ditë më parë pasi u vetëhelmua me fostoksinë. E reja ndërroi jetë në QSUT, ndërsa familjarët kanë kallëzuar në polici ish-bashkëshortin e saj, Erlado Fizi.

Sipas familjarëve, Fizi ishte kthyar në Shqipëri më 9 shkurt dhe po atë ditë kishte takuar Xhuana Nikollajn, me të cilën ishte divorcuar tre muaj pas martesës së tyre në qershor 2025.

U vetëhelmua me fostoksinë, në trupin e 25-vjeçares u

Dyshohet se Fizi ka ushtruar dhunë ndaj 25-vjeçares. Në trupin e Xhuana Nikollajt janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah.

Në kallëzimin e bërë, familjarët pretendojnë se e 25-vjeçarja është dhunuar brutalisht nga Fizi.

Mësohet se para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.

Të fundit