Flash News

E-TJERA

U vetëhodh nga kati i 3-të te Infektivi, QSUT tregon se si është gjendja e pacientit me COVID

U vetëhodh nga kati i 3-të te Infektivi, QSUT tregon se si

QSUT ka reaguar pas incidentit të sotëm, ku një pacient me COVID-19 u vetëhodh nga ballkoni i katit të 3-të të Infektivit. Përmes një deklarate publike, QSUT sqaron opinionin publik se stafi mjekësor po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e 69 vjeçarit.

“Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor!

Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!”, thuhet në reagimin e QSUT-së.

Të fundit