Flash News

E-TJERA

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë gjatë dërgimit në spital 37-vjeçari

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë gjatë

Një tjetër person ka humbur jetën mëngjesin e këtij 3 janari duke u bërë viktima e tretë brenda pak orësh. Pas një aksidenti me pasojë vdekjen në Lezhë dhe një të moshuari që u përplas nga një makinë në Përmet, viktima e tretë është një 37-vjeçar, i cili është vetë-plagosur me armën e gjahut dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Selimaj të Tropojës, ndërsa policia njofton se 37-vjeçari është vetëplagosur brenda banesës së tij dhe ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në spital.

Informacioni i policisë:

Më datë 03.01.2021, në fshatin Selimaj, në  banesë shtetasi A.M., 37 vjeç, është vetë plagosur me armë gjahu, ku gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit