Flash News

E-TJERA

U vizitua nga Angelos Syrigos, Fredi Beleri zbardh 3 kërkesat që i dorëzoi deputetit grek

U vizitua nga Angelos Syrigos, Fredi Beleri zbardh 3 kërkesat që i

Fredi Beleri u vizitua sot në burgun e Tiranës nga Angelos Syrigos, deputeti i Demokracisë së Re në Greqi, i dërguar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të Belerit, shkruhet se ai i ka dorëzuar deputeti grek tre kërkesa.

E para, lidhet me betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, kërkesë e cila u rrëzua nga GJKKO. Së dyti, Beleri ka kërkuar nga Syrigos të lirohet nga burgu dhe të ushtrojë detyrën e kryetarit. Dhe së treti, kërkon të rrëzohen akuzat qesharake të shit-blerjes së votës.

Postimi:

Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis.

Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.

Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:

- të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.

- të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.

- të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore.

Fredi Beleri

Të fundit