Flash News

E-TJERA

U vodhën jashtë shtetit, sekuestrohen dy automjete me vlerë rreth 110 000 euro

U vodhën jashtë shtetit, sekuestrohen dy automjete me vlerë rreth

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” është finalizuar me një tjetër fazë të rëndësishme, duke çuar në sekuestrimin e dy automjeteve luksoze, një “Audi A6” dhe një “Audi A5”, me vlerë rreth 105 000 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë kanë vijuar punën hetimore për goditjen e rrjetit të trafikimit të automjeteve të vjedhura, të cilat më pas futeshin në Shqipëri me qëllim shitjen.

Në kuadër të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas:

V. M (L.), i dyshuar për trafikimin e automjetit “Audi A6”, i vjedhur në Gjermani;

J. C., i dyshuar për trafikimin e automjetit “Audi A5”, i vjedhur në Bullgari.

Automjetet, të prodhuara vitet e fundit, janë sekuestruar si prova materiale.

Kujtojmë se një ditë më parë, në kuadër të të njëjtit operacion, policia sekuestroi edhe dy automjete të tjera luksoze, me vlerë rreth 110 000 euro.

Operacioni “Stolen Line” vijon, ndërsa materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit