Flash News

E-TJERA

U votua në Kuvend në bashkëpunim me opozitën, Meta dekreton marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinat

U votua në Kuvend në bashkëpunim me opozitën, Meta dekreton

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen për furnizimin me kompaninë Pfizer për vaksinat.

“Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021”, thuhet në dekretin e presidentit.

U votua në Kuvend në bashkëpunim me opozitën, Meta dekreton

Kujtojmë se Kuvendi ka miratuar aktin normativ për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer, që pritet të mbërrijnë deri në muajin dhjetor në Shqipëri. Për këtë akt normative kanë bashkuar votat mazhoranca dhe opozita.

Të fundit