Flash News

E-TJERA

U votua në seancën e fundit plenare të 2022-shit, Marjana Semini betohet si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese

U votua në seancën e fundit plenare të 2022-shit, Marjana Semini

Marjana Semini është betuar para Presidentit të Republikës si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Marjana Semini, u emërua anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, në seancën e fundit të Kuvendit për vitin 2022.

Ajo mori 58 vota nga 80 deputetë, që morën pjesë në votim. Me emërimin e  saj, Gjykata Kushtetuese u plotësua me të gjithë anëtarët. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë dhe deri sot kishte 8 anëtarë.

Sipas Kushtetutës, tre anëtarë emërohen nga Presidenti, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

 

Të fundit