Flash News

E-TJERA

U vra dhe u muros nga i dashuri 9 vite më parë, flet nëna e Sibora Geganit: Dua të di kush e ndihmoi vrasësin

U vra dhe u muros nga i dashuri 9 vite më parë, flet nëna e

Nëna e Sibora Geganit, vajzës shqiptare e cila u vra dhe u muros nga partneri i saj në Spanjë 9 vite më parë, ka folur për mediat italiane.

Betta Shahini shprehet se Sibora ishte e dashuruar me ish-partnerin e saj spanjoll, por hedh dyshime se dikush e ka ndihmuar autorin të kryejë krimin.

“Sibora ishte shumë e dashuruar me Marcus Gaius Romeo. Askush nuk më besoi kur unë i thashë se asaj i kishte ndodhur diçka e keqe. Dua të di se kush e ndihmoi vrasësin”, ka thënë Betta Shahini.

Shahini thotë se priste që vajza e saj të kthehej. Për të, autori i vrasjes Marcus Romeo, është një monstër.

“Besoja se do të kthehej dhe do të më thoshte; jam mirë. Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë. Si e vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës”, tha nëna e shqiptares.

Të fundit