Flash News

E-TJERA

U vra dje me silenciator, Klaudio Prendi kishte konflikte për një borxh rreth 15 mijë euro

U vra dje me silenciator, Klaudio Prendi kishte konflikte për një

Klaudio Prendi mbeti i vrarë pas një atentati që iu bë në zonën e Xhamllikut. Prendi sapo kishte dalë nga lokali dhe po i drejtohej mjetit të tij, kur u qëllua me silenciator në kokë dhe në gjoks.

Ka dyshime se viktima ka pasur konflikte për shkak të një borxhi afro 15 mijë euro. Burime bëjnë me dije se disa ditë më parë, 28-vjeçari ka pasur konflikt fizik ku është përplasur me grushta me persona të tjerë për borxhet.

Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.

Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi, në dëshminë e tij, ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

Të fundit