Flash News

E-TJERA

U vra me armë zjarri në Vaun e Dejës, viktima një ish-polic i liruar nga burgu në mars të 2023

U vra me armë zjarri në Vaun e Dejës, viktima një ish-polic

Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt, 65 vjeç, mbrëjen e sotme në fshatin Paçram, në Vau i Dejës.

Lleshaj, 65 vjeç njihej si person me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku në vitin 2006 ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 25 vjet burg për vrasje me dashje. Pas vuajtjes së dënimit, ai ishte liruar nga IEVP Shkodra më 16 mars 2023.

Lleshaj ka qenë efektiv i policisë së Shtetit dhe para 20 vitesh ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij Dode Lleshaj.

 Nga grupi hetimor mesohet se pista kryesore e ngjarjes eshte gjakmarrja.

Edhe pse hetimet janë ende në fazat fillestare, disa dëshmi të para sugjerojnë se ai mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të tjera të dyshimta që e kanë bërë atë një objekt të hakmarrjes.

Të fundit