Flash News

E-TJERA

U vra me armë zjarri në një lokal në Kavajë, zbulohet identiteti i viktimës

U vra me armë zjarri në një lokal në Kavajë, zbulohet

Qyteti i Kavajës u trondit ditën e sotme, ku në një lokal pati të shtëna armësh dhe si pasojë mbeti i vdekur një person. Mësohet se viktima është Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës, i vrarë më shumë se një muaj më parë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shkak i kësaj vrasjeje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes, pasi pak muaj më parë, Armand Gosa mbeti i vrarë pas një konflikti me Altin Rexhën me 29 mars të këtij viti. Viktimë ditën e sotme mbeti Arjan Gosa, pra vëllai i Edmond Gosës.

Arjan Gosa  ka qenë bashkë me babanë e tij kur një person është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Më pas autori është larguar në këmbë.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:    

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

 

Të fundit