Flash News

E-TJERA

Vrasja në Vlorë, Delon Troqe ishte pronar i një servisi, para dy javësh ishte kthyer nga Spanja  

Vrasja në Vlorë, Delon Troqe ishte pronar i një servisi, para dy

Delon Troqe 38 vjeç u vra me breshëri plumbash mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.

Ngjarja ndodhi pranë një servisi makinash, që e kishte në pronësi të tij. Po ashtu, mësohet se Troqe kishte rreth dy javë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa në stinën e verës ai punonte me skaf duke dërguar turistë në drejtim të Sazanit dhe Karaburunit.

Ende nuk dihet nëse ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të mëparshëm.

Sakaq policia ka shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Viktima ishte babai i një djali të vogël.

 

 

Të fundit