All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

U vra me dy plumba, publikohen pamjet e ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan

All - Paragraf - 1

U vra me dy plumba, publikohen pamjet e ekzekutimit të biznesmenit në

Janë publikuar pamjet nga vrasja e biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla në Elbasan, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Sipas fotos, autori është i veshur me kapuç për të fshehur identitetin nga kamerat e sigurisë.

All - Paragraf - 3

Në pranga për ngjarjen u vunë ish-ortaku i viktimës, Xhino Ago, dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit “Moskallëzim krimi”. Policia gjatë hetimeve sekuestroi dokumentet e shitblerjes së automjeteve, tre celularë dhe dy DVR.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim dy persona: Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan dhe në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, i akuzuar për “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve” dhe “Largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur Edmond Mëhalla u ekzekutua brenda makinës së tij tip Range Rover në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit. Viktima u qëllua me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Të fundit