Flash News

E-TJERA

U vra me sëpatë nga kunati, flasin fqinjët e 44-vjeçares: E shau me fjalë të pista

U vra me sëpatë nga kunati, flasin fqinjët e 44-vjeçares:

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku një grua u vra me sëpatë nga kunati.

Fqinjët e viktimës Alma Qevanit, 44-vjeçare thanë për Euronews Albania se kunati ulërinte dhe e shante para krimit.

E kishin marrë këta në shtëpi. Nuk e di si kanë jetuar në shtëpi, se kanë dy shtëpi. Po ne nuk kemi pasur komunikim fare, as mirëmëngjesi, asgjë. S’kemi dëgjuar për konflikte, se ne jemi larg. As kemi dëgjuar dhe as kemi parë gjë”,-tha fqinja.

Fqinja e moshuar tha se kishte dëgjuar që dikush po zihej, e kishte menduar se autori i vrasjes Tefik Tashi, ishte duke u zënë me kunatën e tij Alma Qevanit, për shkak të bagëtive.

“Ai bërtiste, e shante me fjalë të pista. Mendova se po ziheshin për bagëtitë”,-tha ajo.

44-vjeçarja u gjet e gjakosur në atë rrugës, por edhe pse u transportua menjëherë në spital, nuk arriti të mbijetonte.  

Të fundit