Flash News

E-TJERA

U vra me thikë në Gjermani, familja e 21-vjeçarit shqiptar kërkon kthimin e trupit në atdhe

U vra me thikë në Gjermani, familja e 21-vjeçarit shqiptar

Familjarët e 21-vjeçarit Lorenco Dedaj, i cili u vra me thikë në Gjermani më 30 Dhjetor 2023, kanë apeluar për ndihmë për të kthyer në Shqipëri trupin e djalit të tyre.

Për shkak të shpenzimeve, familja ka publikuar edhe një numër llogarie, ku mund të kontribuojë kushdo për të përballuar kthimin e trupit të Lorencit në atdhe.

“Për të gjithë ata që e kanë njohur Lorencin dhe familjen e Lorencit për të kontribuuar sadopak me sa mundësi të keni për kthimin e trupit nga Gjermania në Shqipëri mund ta bëjnë në këtë numër IBAN, ju lutem të vini dhe emrin tuaj poshtë në mënyrë që familja të dijë nga kush është bërë ky kontribut. Me përjashtim të gjithë atyre që kanë bërë një kontribut direkt këtu në Gjermani dhe përfitojmë nga rasti t’i falenderojmë përzemërsisht. Këtë gjë e bëjmë edhe për shumë njerëz që na kanë kontaktuar dhe nga Italia dhe vende të tjera të Evropës dhe nuk e kanë pas të mundur ta bëjnë një gjë të tille ky është IBAN që është hapur në llogari të familjes së të ndjerit Lorenci.  Ju falenderojmë pa përjashtim të gjithëve”.

Marjan Dedaj IBAN IT41 0030 6967 6845 1033 2869 999”, thuhet në njoftim.

Lorenco Dedaj nga Proseku i Mirditës u godit për vdekje me thikë nga një shtetas kurd pas një sherri.

Ai kishte përfunduar shkollën e mesme për mekanikë dhe kishte shkuar në Gjermani për të kërkuar mundësi punësimi.

Të fundit