Flash News

E-TJERA

U vra në atentat, flet vëllai i Marsel Çelës: Doli të pinte kafe, shteti të verë dorë ose do bëjmë vetëgjyqësi

U vra në atentat, flet vëllai i Marsel Çelës: Doli të

Vëllai i Marsel Çelës, klienti i cili mbeti i vrarë në atentatin e Memaliajt, ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë.

Ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”, ka thënë vëllai i viktimës.

Vëllai i 47-vjeçarit paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.

“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”, tha Çela.

Të fundit