Flash News

E-TJERA

U vra në burgun e Peqinit, familja e Arben Lleshit nuk tërheq trupin nga morgu, i trembet gjakmarrjes

U vra në burgun e Peqinit, familja e Arben Lleshit nuk tërheq trupin

Trupi i pajetë i Arben Lleshit, të dënuarit me burgim të përjetshëm që u ekzekutua në burgun e sigurisë së lartë Peqin, më 15 dhjetorit 2023, nga Sokol Mjacaj, po mbahet në morgun e Tiranës.

Familjarët e viktimës nuk kanë shkuar ta tërheqin dhe shkak për këtë është bërë gjakmarrja me fisin tjetër.

Arben Lleshi vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Në 10 prill 2012, ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Southempton dhe më pas, trupin e tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i autorit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë në Angli. Në maj të vitit 206, ai u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin, aty ku u vra nga Mjacaj.

Ekzekutimi i Lleshit në burgun e Peqinit dyshohet se erdhi nga gjakmarrja mes dy fiseve. Prokuroria e ka konsideruar alibi pretendimin e Mjacajt, që tha se e vrau Lle4shin pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor.

Të fundit