Flash News

E-TJERA

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhe në Pallatin e Kongreseve për nënkomisarin Saimir Hoxha

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhe në Pallatin e

Nënkomisari Saimir Hoxha i cili u ekzekutua dje në Lezhë në kryet detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, do të përcillet sot me homazhe.

Homazhet për nënkomisarin e ndjerë do të mbahen në Pallatin e Kongreseve nga ora 12:00 deri në orën 15:00. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se dje kanë filluar procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të Saimir Hoxhës.

Nënkomisari Saimir Hoxha ishte pjesë grupit të kontro9llit të territorit për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive që synonin trafikimin e lëndëve narkotike.

Hoxha u qëllua   nga 21-vjecari Aldi Hoxha teksa ishte duke ushtruar detyrën e tij si efektiv. Rama ishte dënuar edhe më herët për trafikim narkotikësh, teksa për neutralizimin e tij, policisë iu deshën disa orë.

21-vjeçari qëlloi veten gjatë operacionit të RENEA-s për kapjen dhe arrestimit e tij. Rama u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, por ndërroi jetën te “Trauma” mëngjesin e sotëm.

Të fundit