Flash News

E-TJERA

U vra në sy të gruas dhe djalit, pamje nga atentati mafioz ndaj Roan Brahimit në Greqi

U vra në sy të gruas dhe djalit, pamje nga atentati mafioz ndaj Roan

Roan Brahimi mbeti i vdekur pas një atentati mafioz në Byron në Greqi. Brahimi ndodhej në mjetin në momentin që është qëlluar nga dy persona që lëviznin me motoçikletë.

Mediat greke kanë siguruar edhe pamjet e Roan Brahimit të vrarë brenda mjetit. Plumbave u shpëtoi bashkëshortja e tij 37-vjeçare, Katerina Beqo.

U vra në sy të gruas dhe djalit, pamje nga atentati mafioz ndaj Roan

Sipas burimeve policore, autorët po vëzhgonin viktimën dhe prisnin momentin kur ai do të ndalonte makinën.

Teksa parkonte makinën, 32-vjeçari nuk e kuptoi se po ndiqej nga një motoçikletë e cila është afruar nga ana e shoferit dhe më pas pasagjeri i motoçikletës me pistoletë ka qëlluar të paktën 3 herë në drejtim të tij.

Oficerët e Policisë së Sigurisë që morën përsipër procesin e hetimeve paraprake kanë konstatuar se ky person nuk kishte shqetësuar autoritetet greke për asgjë të veçantë, por ai ishte i njohur për autoritetet shqiptare dhe dyshohet se mafia shqiptare e kishte kërkuar në të paktën tre vitet e fundit.

Bashkë me gruan e tij, në vendin e ngjarjes, ndodhej edhe djali i vogël i Brahimit.

 

Të fundit