Flash News

E-TJERA

U vra në sy të gruas dhe djalit, video pas atentatit ndaj Roan Brahimit në Greqi

U vra në sy të gruas dhe djalit, video pas atentatit ndaj Roan

Roan Brahimi mbeti i vdekur pas një atentati mafioz në Byron në Greqi. Brahimi ndodhej në mjetin në momentin që është qëlluar nga dy persona që lëviznin me motoçikletë.

Mediat greke kanë publikuar videoja me pak momente pas ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, Roan Brahimi, mbrëmjen e djeshme. 

Sipas burimeve policore, autorët po vëzhgonin viktimën dhe prisnin momentin kur ai do të ndalonte makinën.

Teksa parkonte makinën, 32-vjeçari nuk e kuptoi se po ndiqej nga një motoçikletë e cila është afruar nga ana e shoferit dhe më pas pasagjeri i motoçikletës me pistoletë ka qëlluar të paktën 3 herë në drejtim të tij.

Oficerët e Policisë së Sigurisë që morën përsipër procesin e hetimeve paraprake kanë konstatuar se ky person nuk kishte shqetësuar autoritetet greke për asgjë të veçantë, por ai ishte i njohur për autoritetet shqiptare dhe dyshohet se mafia shqiptare e kishte kërkuar në të paktën tre vitet e fundit.

Bashkë me gruan e tij, në vendin e ngjarjes, ndodhej edhe djali i vogël i Brahimit.

 

Të fundit