Flash News

E-TJERA

U vra nga pronari, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit të hotelit në Dhërmi

U vra nga pronari, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit të hotelit

Është gjetur trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, 31-vjeçari i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri nga Gerald Shehu, pronari i hotelit ku punonte si recepsionist.

Raportohet se trupi i pajetë i Nevruzit është gjetur pranë një guroreje në afërsi të Vunoit.

Shehu u ndihmua nga dy punëtorët e tjerë, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët kanë dëshmuar se pronari u kishte ushtruar presion për të fshehur trupin.

Ngjarja ka dy pista hetimi. Njëra është prishja e pazareve të drogës pasi të dy kishin jetuar në Angli, ndërsa tjetra një konflikt i çastit që mund të ketë shtyrë Shehun të vrasë 31-vjeçarin.

Të fundit