Flash News

E-TJERA

U vra nga shqiptari, dhurohen të gjitha organet e zjarrfikësit italian

U vra nga shqiptari, dhurohen të gjitha organet e zjarrfikësit italian

Organet e zjarrfikësit 34-vjeçar, Giuseppe Tucci, i cili u vra nga një shqiptar janë dërguar në spitalin e Bolonjës, për t’u dhuruar, ndërsa të hënën pritet që i riu të përcillet për në banesën e fundit.

Ka qenë dëshira e Giuseppe Tucci-t që të dhuroheshin organet e tij pas vdekjes  dhe kështu ndodhi.

Tucci humbi jetën në Rimini, fundjavën e shkuar, pas një sherri të nisur në një diskotekë. Autor i ngjarjes së rëndë është 28-vjeçari shqiptar Klajdi Mjeshtri, i cili është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje.

Hetuesit e konsiderojnë 28-vjeçarin një person me rrezikshmëri të lartë. Ai akuzohet se e vrau zjarrfikësin italian duke e rrahur barbarisht me grushta e shkelma.

 E goditi rreth 50 herë në një rrugicë pranë diskotekës Frontemare, ku shqiptari punonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri për motive banale brenda diskotekës dhe përfundoi në tragjedi jashtë saj.

Të fundit