Flash News

E-TJERA

U vra pas sherrit për një kafe, Flori Paluçi ishte në kërkim në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë

U vra pas sherrit për një kafe, Flori Paluçi ishte në

33-vjeçari Flori Paluçi, i cili mbeti i vrarë në Manzë të Durrësit pas një konflikti për një kafe, rezulton të ketë qenë në kërkim në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane.

Sipas raportimeve, Paluçi ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për një ngjarje të ndodhur më 19 qershor, përpara një bari në zonën e Vernës, në Umbertide. Aty, pas një përplasjeje me armë, dy persona mbetën të plagosur rëndë. Hetuesit italianë dyshojnë se sherri kishte lidhje me çështje droge.

Pas ngjarjes, Paluçi i njohur edhe më parë nga policia italiane u zhduk pa lënë gjurmë dhe qëndroi i fshehur për disa muaj. Arratisja e tij mori fund në mbrëmjen mes 21 dhe 22 tetorit në Manzë, ku një tjetër konflikt me armë i kushtoi jetën.

Ngjarja nisi në një lokal të zonës, kur një 23-vjeçar kërkoi një kafe ekspres, por kamarieri nuk mundi ta shërbente pasi pajsja ishte fikur. Një situatë banale që degjeneroi shpejt në debat dhe më pas në tragjedi. Flori Paluçi u përfshi në konflikt dhe, sipas të dhënave paraprake, qëlloi me armë drejt 23-vjeçarit, duke e vrarë në vend. Miku i viktimës reagoi menjëherë dhe hapi zjarr drejt Paluçit, duke e goditur për vdekje.

Autori i dyshuar i vrasjes së Paluçit është ende në kërkim, ndërsa policia shqiptare dhe prokuroria po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e përplasjes që përfundoi me dy të vrarë dhe që, sipas gjasave, i dha fund një arratisjeje që kishte nisur muaj më parë në Itali.

Të fundit