Flash News

E-TJERA

U zgjodh deputete e PS, Najada Çomo: Më 25 prill kam qenë në krye të detyrës, nuk kam votuar për vetën

U zgjodh deputete e PS, Najada Çomo: Më 25 prill kam qenë

Deputetja fituese e PS, mjekja e njohur Najada Çomo, ndonëse mori vetëm 1583 vota preferenciale në Tiranë ka treguar se në 25 prill nuk votoi për veten.

E ftuar në emisionin “Frontline” në Neës24, Çomo tha se ka votuar vetëm për numrin 12, subjektin PS, pasi sipas saj fitorja e PS ishte dhe fitore për të.  Çomo deklaroi se do të jetë një zë në parlament në mbrojtje të të gjitha stafeve shëndetësore në vend.

"Më 25 prill kam qenë në krye të detyrës, e prisja me dëshirë të madhe rezultatin. Isha e bindur në fitore, por ndryshe është kur je e bindur dhe ndryshe kur e shikon prej vërteti rezultatin. Unë një gjë nuk kam parë, se sa vota kisha marrë unë si deputete. Nuk i kam numëruar.

Unë nuk e kam votuar Najadën në numrin dy. Kam votuar numrin 12. E quajta detyrim moral karshi PS që të votoja për PS. Nëse votoja 12 detyrimisht forca politike do të fitonte dhe do të sillte dhe Najadën në parlament. Duke mos u marrë me politikë ke ca mendime të tuat dhe të lejohet.

Jam njeriu i fundit që kam parë numrin e votave që unë kam marrë. Në bindjen time ishte që të votohej PS sepse kjo ishte më e rëndësishme se vota për Najadën. Do jem njeri që do bëj më të mirën në atë vend. Kompromise që kanë lidhje me shëndetësinë”, deklaroi Çomo.

Të fundit