Flash News

E-TJERA

U zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, flet Bollano: Ndjej përgjegjësi të madhe

U zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, flet Bollano:

Arqile Bollano ka folur për mediat pak pasi është zgjedhur kryetar i Komanduar i Bashkisë së Himarës, në mbledhjen që u mbajt pasditen e kësaj të premte. 

Bollano u shpreh se nuk mund të parashikojë nëse edhe ai do të dorëhiqet njësoj si paraardhësja e tij, por theksoi se do të bashkëpunojë me të gjithë.

“Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi shumë për të bërë. Nuk ka vend për llafe, por vetëm për punë. Këtë e kërkoj nga të gjithë, që të jemi në një vijë, kemi sezonin turistik, kemi pastrimin, që turisti të jetë sa më i kënaqur.

Pavarësisht kundërshtimeve, ndjej përgjegjësi të madhe. Nuk mund të bëj parashikimin e dorëheqjes”, tha Bollano.

Bollano ishte në garë me Pervin Gjikuria, i cili u tërhoq nga gara pak minuta para mbledhjes.

Të fundit