
Flash News
Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë
Kërkohet nga drejtësia italiane, arrestohet “i forti” i Shkodrës
Përgjimet e Ndragheta-s, reagon ambasadori italian në Tiranë: Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit e korrupsionit
Bilanci i Covid-19 në Shqipëri: Nëntë viktima, mes tyre edhe një 29-vjeçar; Mbi 500 raste të reja
Moderna: Vaksina funksionon edhe kundër varianteve të reja të Covid-19
U zgjodh me short nga presidenti, konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me praninë e Avokatit të Popullit zhvilloi mbledhjen e tij të parë.
KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, për të ushtruar komptencat dhe detyrime kushtetuese dhe ligjore për vitin 2021, diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në Rendin e Ditës.
Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur në datën 04.12.2020.
Njoftimi i plotë i KED:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2021, me praninë e të gjithë anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, ditën e sotme, 14.01.2021, në ambientet e e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, për të ushtruar komptencat dhe detyrime kushtetuese dhe ligjore për vitin 2021, me përgjegjshmëri institucionale, profesionale dhe qytetare, diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në Rendin e Ditës, të bërë publik në datë 11.01.2021.
Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 04.12.2020, me këtë përbërje anëtarësh:
1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese
2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese
3. Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë
4. Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme
5. Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit
6. Elona Toro nga Gjykatat e Apelit
7. Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
8. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
9. Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative
Dhe anëtarë zëvendësues:
Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese
2. Ilir Panda nga Gjykata e Lartë
3. Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme
4. Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit
5. Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
6. Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative
KED vlerësoi se me konstituimin e tij, menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Në vijim të mbledhjes, në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2021.
Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021. Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2021, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.
Ditari politik





Të fundit

25 Prilli/ Kadilli: Ka parehati brenda opozitës, ku duhet të kandidojë Berisha
25 Janar 2021, 23:11




Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë
25 Janar 2021, 22:19

Kënga për Erdoganin, Jazexhi: Porosi e Ramës, jemi popull servil
25 Janar 2021, 21:53

E çajmë rrugën e historisë me … gërrnetë
25 Janar 2021, 21:33

Kërkohet nga drejtësia italiane, arrestohet “i forti” i Shkodrës
25 Janar 2021, 20:56
Para se të flisni me dikë, merrni parasysh çfarë shenje horoskopi ka
25 Janar 2021, 20:47


Përse Nevina Shtylla është shkëputur nga ekrani
25 Janar 2021, 19:59


Ismail Kadare ripropozohet për çmimin Nobel në Letërsi
25 Janar 2021, 19:12
Qëllohet me pesë plumba i riu shqiptar në Greqi, detajet e para
25 Janar 2021, 18:53

Borrell: Bashkëpunimi mes BE dhe SHBA do të sjellë rezultate në Ballkan
25 Janar 2021, 18:35
