Flash News

E-TJERA

U zgjodh pas 66-vitesh, Shqipëria nis mandatin në Këshillin e Sigurimit

U zgjodh pas 66-vitesh, Shqipëria nis mandatin në Këshillin e

Janari shënon fillimin e mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nga 1 janar 2022 dhe deri më 31 dhjetor 2023, Shqipëria do të ketë të drejtë vote për çështje me rëndësi ndërkombëtare.

Këtë pozicion Shqipëria e mban për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB. Më 11 qershor 2021, Asambleja Parlamentare e OKB-së miratoi me 175 vota nga 117 që ishin të nevojshme që Shqipëria të bëhej pjesë e Këshillit të Sigurimit.

Shqipëria u pranua si vend anëtar i OKB-së në 14 dhjetor 1955. Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare. KS është i vetmi organ i OKB-së që mund të vendosë ligjërisht sanksione dhe autorizojë përdorimin e forcës.

Pesë vendet e përhershme anëtare janë SHBA, Britania e Madhe, Francë, Kinë dhe Rusi kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar. Veprimtaria e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

 

Të fundit