Flash News

E-TJERA

U zgjodh vetëm me votat e PS, Ilir Meta uron Lindita Nikollën në krye të Kuvendit

U zgjodh vetëm me votat e PS, Ilir Meta uron Lindita Nikollën në

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.

Në një status në Facebook, pasi ka përshëndetur zgjedhjen e Nikollës i kryetaren e re të Kuvendit në këtë legjislaturë, Meta ka bërë thirrje edhe opozitës të shmangin bojkotin, pasi sipas tij nuk ka vlerë dhe kuptim, duke iu referuar largimit të PD-LSI nga kuvendi dy vitet e fundit.

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!

Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!

Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

 

Të fundit