Flash News

E-TJERA

U zhduk Covid-19? Mjeku: S’ka për të ndodhur asnjëherë, pritet rritje e rasteve të reja

U zhduk Covid-19? Mjeku: S’ka për të ndodhur

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e pandemisë në vend. Edhe pse vera ka bërë që fokusi të zhvendoset dhe duket sikur Covid-19 është zhdukur, rastet në vend janë rritur ndjeshëm së fundmi.

Mjeku tha për “A2 CNN” se koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë, por e rëndësishme është se çdo valë që vjen është më e lehtë, pavarësisht infektimeve që mund të jenë edhe më të larta.

Alimehmeti paralajmëroi se do të ketë rritje të rasteve të reja, ndërsa theksoi se Covid-19 nuk do të zhduket ndonjëherë.

“E para Covid-19 nuk ikën, nuk do të zhduket ndonjëherë. Ajo që ndryshon është përshtatje me të. Kemi një situatë ku kemi një nënvariant të Omicron, i cili në Europë ai po shtohet. Nuk janë shifrat e rasteve pozitive ku duhet ta kemi vëmendjen.

Nën varianti A5 i Omicron është aktualisht aktiv dhe së shpejti do të bëhet dominante. Kjo nuk është diçka e re, pasi kjo valë ka nisur në Afrikën e Jugut, nga ku shihet se shkalla e shtrimeve në spital nuk është rritur. Kemi edhe Portugalinë, ku situata ishte e njëjtë.  

Edhe në Shqipëri presim rritje, por jo që të çojë në situata që kemi pasur në vitet e kaluara. Çdo valë është më e butë, nuk mund të krahasohemi me variantin Delta”, tha Alimehmeti.

Të fundit