Flash News

E-TJERA

U zhduk më 4 nëntor, kush është i riu nga Tepelena që dyshohet se u prangos dhe u dogj brenda mjetit në Greqi?

U zhduk më 4 nëntor, kush është i riu nga Tepelena që

Autoritetet greke janë pranë zbardhjes së identitetit të viktimës së gjetur të ekzekutuar dhe më pas të djegur në Skourta të Viotias. Sipas burimeve policore, dyshohet se trupi mund t’i përkasë 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili nga Tepelena, i cili rezulton i zhdukur që prej pasdites së 4 nëntorit.

Halili jetonte në Halkida dhe kishte humbur çdo kontakt me familjarët menjëherë pas largimit nga banesa. Mjeti i tij u gjet disa ditë më vonë i braktisur në zonën e Vilias, pranë Athinës.

Sipas përshkrimit të familjarëve, i riu ishte me flokë të shkurtër kafe të errët, sy po ashtu kafe dhe me gjatësi trupore rreth 1.70 metra. Ai ishte i dobët në shtat, mbante mjekër dhe kishte një tatuazh karakteristik në krahun e majtë – dy trëndafila, një yll dhe disa shkronja. Ditën e zhdukjes, ai kishte veshur një këmishë të zezë, pantallona të zeza Cargo dhe atlete të bardha.

Trupi i djegur u gjet të premten në sediljen e pasme të një automjeti të vjedhur në Glifadha, me targa të falsifikuara nga një mjet i ngjashëm në Katerini. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se viktima ishte qëlluar një herë me armë zjarri përpara se trupi të digjej.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përfshirjes në ndonjë veprimtari kriminale, megjithatë autoritetet nuk përjashtojnë as mundësinë që i riu të jetë bërë viktimë e ndonjë hakmarrjeje apo ngatërrese.

Rezultatet e analizave të ADN-së pritet të konfirmojnë nëse trupi i gjetur i përket 27-vjeçarit nga Tepelena.

Të fundit