Flash News

E-TJERA

“U zumë për plehun e patateve”, zbardhet dëshmia e djalit të çiftit të vrarë në Roskovec

“U zumë për plehun e patateve”, zbardhet dëshmia e

Zbardhen detaje të reja lidhur me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman të Roskovecit, ku një çift bashkëshortësh u gjet i pajetë në banesën e tyre.

Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj ka deklaruar në polici se në momentin e ngjarjes ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt që është konfirmuar edhe nga verifikimi i kamerave të sigurisë.

Në dëshminë e tij, ai ka pohuar se i ati ishte person me natyrë konfliktuale. Sipas tij, përplasja e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë, për një arsye banale: hedhjen e plehut në patatet e mbjella në oborr. Ky debat kishte agravuar deri në përfundimin në komisariatin e Roskovec, ndërsa nëna, Dashuria, i dilte gjithmonë në krah bashkëshortit.

Djali ka treguar se pasi është kthyer nga Fieri, i ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Fillimisht ai ka njoftuar një kushëri dhe më pas policinë.

Nga hetimet paraprake rezulton se arma e përdorur në krim është e një tipi të vjetër dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur që prej vitit 1997, pasi është gjetur me dhe. Sipas të dhënave, arma është shkrepur dy herë: një plumb i ka shkaktuar vdekjen gruas, ndërsa tjetri 80-vjeçarit.

Të fundit