Flash News

E-TJERA

U zunë për motive të dobëta, plagoset me armë ish-kreu i PD-së në Peqin

U zunë për motive të dobëta, plagoset me armë ish-kreu

Një 55 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Peqin. Bëhet me dije se personi i plagosur është ish-kreu i Partisë Demokratike në Peqin, Diell Çela, ndësa autori i dyshuar Sokol Dehima. Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërkohë që fillimisht ka pasur një sherr verbal mes tyre.

Çela aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë që ai ka qenë në krye të Peqinit deri në vitin 2016.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit