Flash News

E-TJERA

“U zunë për një shtyrje të oborri”, shoku i Martinit tregon si nisi sherri mes dy adoleshentëve

“U zunë për një shtyrje të oborri”, shoku i

Shokët e Martin Canit, 14-vjeçari që mbeti i vrarë me thikë pranë shkollës “Fan Noli” kanë rrëfyer se si nisi sherri që i mori jetën.

Njëri prej tyre, ka rrëfyer për “Shqipëria Live” se konflikti mes dy të miturve nisi në oborrin e shkollës për një të shtyrë. Sipas tij, sherri ka nisur të premten dhe ditën e hënë do të sqaroheshin mes tyre.

“Sherri ndodhi të premten te shkolla. Viktima e shau atë dhe autori e qëlloi. U zunë për një shtyrje në oborrin e shkollës. Nuk është e vërtetë që janë zënë për një vajzë, por një sherr që ka ndodhur te oborri i shkollës.

Janë zënë me mesazhe dhe e lanë pas shkolle qe të sqaroheshin. Kur dolëm nga shkolla isha me Martinin, unë ndërrova rrugë, ai shkoi të sqarohej. Pash Martinin në tokë, por nuk e pashë momentin e sherrit. Lajmëruam policinë dhe ambulancën”-tregoi shoku i Martinit.

Të fundit