Flash News

E-TJERA

Sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit, prokuroria merr të pandehur 2 rusët dhe ukrainasin

Sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit, prokuroria merr të

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për 2 ruset dhe ukrainasin, të cilët akuzohen se sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit, më 8 Gusht të vitit 2022.

Svetlana Timofeeva, Mikail Zorin dhe  Fedir Alpatov,  janë marrë të pandehur nga prokuroria dhe ndaj tyre është ngritur akuza e Sigurimit të informacioneve sekrete me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj.

Si ndodhi ngjarja? 

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë.

Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik.

Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

 

Të fundit