Flash News

E-TJERA

“Çuçi e di sport argëtues”, gazetari për sulmin në TCH: Kufiri i radhës është qeveria

“Çuçi e di sport argëtues”, gazetari për

Gazetari Klodian Tomorri thotë se sulmi me armë ndaj godinës së televizionit Top Channel, tregon se tashmë askush nuk ka siguri në vend.

Tomorri shkruan në Facebook se kur dikush është aq i aftë sa të sulmojë një media, ka mbetur që kufiri i radhës të jetë Ministria e Brendshme dhe Kryeminsitria.

Gazetari shprehet kritik me autoritetet ligjzbatuese, kur thotë se policia është mësuar të dënoje sulmet çdo javë me nga një deklaratë për mediat.

“Kur krimi ketu ka aq guxim sa te sulmoje Top Channel, kufiri i radhes ka mbetur Ministria e Brendshme dhe Kryeministria. Keshtu si e kane nisur keta, ketu nuk ka me siguri askush.

Ky Cuci e di si sport argetues punen e ministrit te Brendshem. Dhe ketu ka vajtur puna qe cdo jave qeveria denon nga nje ngjarje te rende me deklarata”, shkruan Tomorri.

Nga sulmi me kallashnikov në ambientet e TCH mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60 vjeç. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa dyshhet që të enë qenë tre atentatorë që kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt godinës.  

Të fundit