Flash News

E-TJERA

Çuçi flet për ligjin e ri për emigrantët, Gjuzi deklaron votën kundër: Ishit mirë te Bujqësia, more mëkatet mbi supe

Çuçi flet për ligjin e ri për emigrantët, Gjuzi
Kujtim Gjuzi

Në Kuvend sot ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli për ligjin e ri të emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri.

Ai tha se atyre do iu duhet të drejtohen vetëm në një sportel për t’u pajisur me një leje unike që siguron qëndrimin dhe punësimin në vendin tonë.

Ndërkohë deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi ka dalë kundër këtij ligji. Ai iu kthye Çuçit, duke i thënë se ishte më mirë te ministria e bujqësisë.

Gjuzi deklaroi se do votojë kundë, duke kërkuar rishikim të pikës për qytetarët e Kosovës të cilët kategorizohen me ata të SHBA dhe BE për të marrë një leje 5-vjeçare.

“Ishe mrekullisht mirë te Bujqësia nuk e di pse vajte të marrësh gurin e Sizifit dhe të mbash mëkatet e maxhorancës mbi supet tua. Unë e deklaroj votën time kundër projektligjit, aleanca jonë dhe ne që punuam të ishim anëtarë të NATO-s e lejoi Kosovën.

Shqiptarët në trojet e veta etnike. 9 muaj më parë ishte një rast tipik i azilantit politik që ministri deshi ta çonte në kufirin e gjelbër me Shqipërinë.

Çfarë ndodh me emigrantët që i kemi marrë në mbrojtje ne? Si është situat? Sa sirianë dalin sot në semaforët e Tiranës. Kjo punë do seriozitet. Që ky projektligj të mos vinte me shpejtësinë që erdhi”, u shpreh Gjuzi.

Të fundit