Flash News

E-TJERA

Çuçi i kërkoi të jepte dorëheqjen, 'prapaskenat’ e shkarkimit të Gledis Nanos

Çuçi i kërkoi të jepte dorëheqjen,

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot vendimin e qeverisë për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Çuçi u shpreh se duke marrë shkas nga situata kriminale në vend, Nano nuk kishte përmbushur objektivat. Postin e kreut të Policisë së Shtetit do ta mbajë Tonin Vocaj, nëndrejtor, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.

Gazetarja Klodiana Lala tregoi për News 24, prapaskenat e shkarkimit të Gledis Nanos nga Policia e Shtetit. Lala tha se ka pasur debate me tone të ashpra mes tij dhe Çuçit. Ky i fundit, sipas Lalës, i ka kërkuar të japë dorëheqjen, por Nano nuk e ka pranuar.

“Ka pasur debate të ashpra ditët e fundit mes Nanos dhe ministrit të brendshëm. Debatet mes tyre kanë qenë me tone të ashpra. Ministri i ka kërkuar dorëheqjen Nanos, por ky e ka refuzuar. Çuçi i ka lënë një afat, por nga ana e Nanos nuk e ka marrë parasysh dhe më pas ai është shkarkuar. Shkarkimi vjen pas disa ngjarjeve të rënda kriminale në vend”, tha Lala.

Të fundit