Flash News

E-TJERA

Udhëtoi drejt Elbasanit jo në Jug, pikëpyetjet që ngre zhdukja e Daniel Shimës

Udhëtoi drejt Elbasanit jo në Jug, pikëpyetjet që ngre

Daniel Shima, ish-zv.drejtor i AKSHI-t, u denoncua i zhdukur një ditë më parë nga nëna e tij e cila deklaroi në polici se kishte humbur kontaktet me të birin prej 10 orësh.

Vetë Shima iu dërgoi familjarëve një mesazh ku shkruante se se po arrestohej nga policia. Në orët e mesnatës ai është rikthyer në banesë me pretendimin se kishte udhëtuar drejt jugut pas një debati që kishte pasur me partneren.

Nga verifikimet rezulton se Shima ngjitej në makinën e tij në qytetin studenti ku është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është ndjekur deri në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas dhjetë orësh, kur policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie dhe mori në pyetje persona që mund të kishin dijeni Daniel Shima u kthye dhe tha se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.

Por ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse i shkroi mesazh partneres së po me arrestojnë.

Të fundit