Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Udhëton natën”, Meta: Ditën buçasin sirenat, s’dua të shqetësoj qytetarët
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë konferencës së sotme, iu kundërpërgjigj dhe akuzave të kryeministri Rama se ai lëviz natën për të bërë fushatë.
Meta u shpreh se është e vërtetë se ai lëviz gjatë natës, por kjo pasi nuk do që sirenat që buçasin në rrugë mos të shqetësojnë qytetarët.
Sipas presidentit, 25 prillit është dita kur vendi do t’i rikthehet pluralizmi politik për të vendosur rendin kushtetues.
“Më 25 prill populli i Shqipërisë do të votojë për të rithemeluar pluralizmin politik dhe për të vendosur rendin kushtetues që është në kushte skandaloze. Iku koha kur duartrokisnim kur dëgjonim parrudha: ‘Bravo Shqipëria socialiste’. Jemi në kohën kur për mua kanë dy gjëra rëndësi; shqiptarët të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancën, dhe tjetra, fuqia e tyre është fjala e tyre. Fuqia e tyre është 25 prilli. Ndaj them Referendum!
Unë udhëtoj natën, sepse ditën buçasim sirenat dhe nuk dua të shqetësoj qytetarët. Mos harrojnë se ka edhe 26 prill, ndonjë që ka kartelë mjeksore do të kërkojë rrethana lehtësuese”, tha Meta.
Kujtojmë që gjatë vizitës së bërë në Vlorë, kryeministri Rama e ka akuzuar Presidentitn se ai udhëton natën me makinë e pa protokollet përkatëse, për të bërë fushatë në favor të LSI.