Flash News

E-TJERA

Udhëtonte me biçikletë, makina përplas për vdekje 55 vjeçarin në aksin Fushë Krujë-Vorë

Udhëtonte me biçikletë, makina përplas për vdekje 55

Një person ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës.

Sipas policisë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit