Flash News

E-TJERA

Udhëzimi/ Nxënësit kthehen në shkollë më 5 janar, ndërsa studentët javën e dytë. Çfarë u vendos për pushimet pranverore

Udhëzimi/ Nxënësit kthehen në shkollë më 5 janar,

Nxënësit dhe studentët kanë marrë pushimet dimërore me rastin e festave të funditvitit që zgjasin rreth dy javë.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin do të rikthehen në shkollë më 5 janar.

Ndërsa universitetet, do të rinisin procesin mësimor javën e dytë të vitit të ardhshëm, më 9 janar 2023.

Në udhëzim parashikohet edhe rikthimi i pushimeve të pranverës, të hequra prej disa vitesh. Në datat 3-9 prill 2023, nxënësit nga klasa e parë në klasën e 9-të do të kenë pushimet e pranverës.

Gjithashtu Ministria e Arsimit ka publikuar gjithashtu datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023. Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili do të zhvillohet më 1 qershor. Provimi i dytë do jetë për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, i cili është vendosur të zhvillohet me 7 qershor.

Provimi i Matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datë 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.

Të fundit