Flash News

E-TJERA

Udhëzimi: Si do paguhet gjoba për mosvendosjen e maskës, në ç'rast shoqërohet me kamatë dhe ndërpritet energjia

Udhëzimi: Si do paguhet gjoba për mosvendosjen e maskës, në

Del udhëzimi në Fletoren Zyrtare si do të paguhet gjoba nga shkelësit që janë ndëshkuar nga policia për mos vendosjen e maskës, sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjoba, e  përfshirë  në  faturën  e  energjisë elektrike,  do  të  jetë  titull  ekzekutiv  dhe  nuk  do  të mund  të  paguhet  pjesërisht  apo  e  shkëputur  nga fatura e energjisë elektrike.

Mospagesa  e  gjobës, si  pjesë  përbërëse  e faturës,do  ta  klasifikojë  individin  si  debitor  ndaj FSHU-së dhe   kontrata   përkatëse   e   energjisë elektrike do të dërgohet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.

Udhëzimi i plotë:

Sipas udhëzimit Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake dërgon brenda  14  ditëve  procesverbalin  e  vendosjes  së gjobës  në Furnizuesin  e Shërbimit Universal

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 23, të aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta    administrative    gjatë    kohëzgjatjes    së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar,

1.   Institucionet   përgjegjëse   për   vendosjen   e gjobës  për  mospërdorimin  e  barrierës  mbrojtëse (maskës)    janë    Policia    e    Shtetit    dhe    Policia Bashkiake,  në  përputhje  me  aktin  normativ  nr.  3, datë  15.3.2020,  të  Këshillit  të  Ministrave,  “Për marrjen  e  masave të  veçanta  administrative gjatë kohëzgjatjes së    periudhës    së    infeksionit    të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar.

2. Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake dërgon brenda  14  ditëve  procesverbalin  e  vendosjes  së gjobës   në   Furnizuesin   e   Shërbimit   Universal (FSHU) sh.a./    Operatori    i Shpërndarjes    së Energjisë  Elektrike  GROUP  (OSHEE) sh.a.  Ky procesverbal,në   çdo   rast,duhet   të   përmbajë minimalisht  informacionin  në  lidhje  me  emrin, mbiemrin, atësinë, numrin e kartës së identifikimit, si dhe adresën e banimit të individit.

3.   FSHU-ja ,për   rastet   kur   individët   kanë kontratë furnizimi energjie,do të regjistrojë gjobën në  faturën  e energjisë  elektrike  të  muajit  respektiv. Kur FSHU-ja konstaton se individi nuk ka kontratë furnizimi  të  energjisë  elektrike  ose  të  dhënat  e pasqyruara  në  gjobë nuk  janë  të  plota  apo  nuk korrespondojnë   me   të   dhënat   në   sistemin   e faturimit të FSHU/OSHEE, i kthen procesverbalin  e  gjobës,sipas  rastit,Policisë  së Shtetit ose Policisë Bashkiake.

4.  Gjoba, e  përfshirë  në  faturën  e  energjisë elektrike,  do  të  jetë  titull  ekzekutiv  dhe  nuk  do  të mund  të  paguhet  pjesërisht  apo  e  shkëputur  nga fatura e energjisë elektrike. Pagesa jashtë afateve do të   shoqërohet   me   kamatëvonesat   përkatëse   në përputhje  me  kontratën  e  energjisë  elektrike  të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë.

5.  Mospagesa  e  gjobës, si  pjesë  përbërëse  e faturës,do  ta  klasifikojë  individin  si  debitor  ndaj FSHU-së dhe   kontrata   përkatëse   e   energjisë elektrike do të dërgohet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.

6. Pagesat mund të bëhen pranë te gjitha zyrave përkatëse   të   përcaktuara   nga   FSHU-ja,   pranë Postës   Shqiptare   dhe   pranë   çdo   institucioni financiar ku paguhet fatura e energjisë elektrike.

7.  FSHU-ja derdh  gjithë  vlerën  e  gjobës  në buxhetin  e  shtetit  në  llogarinë  e  thesarit,  duke përjashtuar komisionet e shpenzimeve administrative  në  masën  2%.  Policia  e  Shtetit  dhe Policia   Bashkiake   rakordojnë   me   OSHEE-në arkëtimet periodike në llogarinë bankare në emër të OSHEE-së  nga  pagesat  e  faturave  të  energjisë elektrike   për   individët   që   kanë   kontratë   me OSHEE-nëdhe    i    nënshkruajnë    dokumentin “Faturë për arkëtim”, në të cilin është specifikuar si më poshtë:a) kodi i rrethit Tiranë 3535;b) kodi  i  institucionit  për  Policinë e  Shtetit 1016079   në   sistemin   informatik   financiar   të qeverisë (SIFQ) ose për Policinë Bashkiake me kod institucioni 2101001 në SIFQ;c) kodin  e  llogarisë  ekonomike  të  arkëtimit 7115422 -“Gjoba  për  mospërdorimin  e  maskës nga COVID-19” në SIFQ.

8.  OSHEE-ja,në  bazë  të  rakordimit  periodik paraqet në bankën përkatëse dokumentin “Faturë për arkëtim” për të kryer transferimin e shumave të vjela   nga   gjobat   në   llogarinë   bankare   të   të ardhurave  jotatimore  në  emër  të  degës  së  Thesarit Tiranë sipas listës bashkëlidhur të IBAN-eve.

9.  Struktura  përgjegjëse  për  Thesarin  në  degë dërgon   postën   ditore   bankare   dhe   rakordon periodikisht  arkëtimet  nga  gjobat  me  strukturat përgjegjëse   të   Policisë   së   Shtetit   dhe   Policisë Bashkiake. Ky  udhëzim  hyn  në  fuqi  me  menjëherë  dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE Ogerta Manastirliu

MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË Anila Denaj

MINISTËR I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË Belinda Balluku.

Të fundit