Flash News

E-TJERA

Çudira në Sarandë/ Inspektori i Tatimeve kërkon faturë dhe për rigonin e malit!

Çudira në Sarandë/ Inspektori i Tatimeve kërkon

Një situatë e paprecedentë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Sarandë.

Pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama për konfiskimin e qumështit pa faturë, inspektorët e Tatimeve kanë zbritur në tregun e fruta-perimeve dhe përpos faturës për produktet e bulmetit kanë kërkuar faturë edhe për rigonin e malit. 

Rasti është bërë publik nga Saranda Web përmes një video të postuar në rrjete sociale, ku shihet se shitësja kundërshton inspektorin ndërkohë që ky i fundit i thotë se nga nesër rigoni dhe çdo produkt tjetër do të sekuestrohen nëse janë pa faturë.

"FATURË TATIMORE jo vetëm për bidonat e qumështit dhe peshqit e detit, por edhe për rigonin e malit! Gjithçka ka ndodhur në tregun e fruta-perimeve, një treg jashtë çdo kushti higjeno-sanitar dhe që çdo institucion duhej të shqetësohej në radhë të parë",-  shkruhet krahas videos së postuar në fb.

Të fundit