Flash News

E-TJERA

"Çuditem ku e sheh efektin e reformës ambasada amerikane", Manjani: Kur kapet kokainë, arrestohen vetëm shoferët

"Çuditem ku e sheh efektin e reformës ambasada amerikane",

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me aksionin e DEA-s, e cila goditi një grup të trafikut të kokainës në Kolumbi që drejtohej nga shqiptari Agim Çerma, i njohur me pseudonimin "Jimmy".

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani bën paralelizmin me situatën në Shqipëri, ku sipas tij, kur kapet kokainë në vendin tonë, SPAK arreston vetëm shoferët, të cilët kanë gjithmonë alibinë se s'janë përgjegjës për çka kontenieri. Ai shton më tej se kur drogën e zë Italia, Greqia apo Gjermania, policia jonë thotë “… e kapën në bashkëpunim me ne..”.

Sipas Manjanit, si në kohën e SPAK, ashtu edhe para tij, njësoj është me të njëjtën metodë.

Postimi i plotë:

DEA kap 400 kg kokaine dhe arreston kokën e asaj linje trafiku, shqiptarin “Jimmy”. I arreston grup, megjithë bashkëpunëtorët dhe në Kolumbi madje. Zbërthen publikisht të gjithë skemën e trafikut, pa qenë e nevojshme të përhapë lajme fshehtas në whatsapp e gazetarëve të kronikës…
*****
Kurse këtu tek ne, kur kapet kokainë, arrestohen vetëm shoferët që kanë gjithmonë alibinë se sjanë përgjegjës për çka kontenieri…
Shpallen në kërkim pronarët, të cilët japin intervista nga arratia dhe thonë se “…kanë porositur banane, jo drogë…”
Gazetarët e kronikës emetojnë me pasion lajmet konfidenciale me përgjime, që dikush i përhap me whatsapp… Me shumë gjasë për të dëmtuar çështjen hetimore..
Kur drogën ua zënë Italianët, Grekët apo Gjermanët, policia jonë thotë “… e kapën në bashkëpunim me ne..”. Dmth, medemek e lanë vetë të ikte drogën. Ashtu ishte loja…
*****
Si në kohë të SPAK ashtu dhe para tij, njësoj është. E njëjta metodë. E njëjta sjellje…
Ndaj çuditem se ku e sheh efektin e reformës Ambasada Amerikane!
Të paktën të reklamonte punën e DEA-s, agjensisë së shtetit të vet… Nejse. Kot sa për muhabet.

Të fundit