Flash News

E-TJERA

UECL ‘blindon’ Tiranën/ 2.500 efektivë zbresin në terren, mobilizohet zona rreth 'Air Albania'

UECL ‘blindon’ Tiranën/ 2.500 efektivë zbresin në

Policia e Shtetit ka marrë masa të reja në kuadër të finales së Conference League qe do të luhet sot në orën 21:00 në stadiumin ‘Air Albania’.

Zona përreth stadiumin është blinduar me efektivë të Policisë së Shtetit dhe FNSH-së. Deri tani janë rreth 2.500 punonjës policie në total të cilat janë mobilizuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë, pas trazuarve të shkaktuara një natë më parë nga tifozeria holandeze dhe ajo italiane.

Në ndihmë të efektivëve të kryeqytetit kanë ardhur edhe uniforma blu nga rrethet si Elbasani dhe Vlora. Ndërsa në terren kanë zbarkuar edhe tre grupe të “Shqiponjave”.

Mësohet se efektivët janë vendosur në aeroport, porte, në zonat kryesore të kryeqytetit dhe në qendër të saj. Ndërsa para Sheshit ‘Nënë Tereza’ janë vendosur makina autoblinde.

Të fundit