Flash News

E-TJERA

UEFA cakton delegacionin monitorues për zgjedhjet e FSHF, mbërrijnë në 14 shkurt

UEFA cakton delegacionin monitorues për zgjedhjet e FSHF,

UEFA ka përcaktuar delegacionin që do të vijë në Tiranë për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor në Federatën Shqiptare të Futbollit, pas debateve për ndërhyrje politike.

Këtë fakt e bëri të ditur edhe presidenti i UEFA-as, Aleksandër Ceferin gjatë vizitës së tij në Tiranë javën e kaluar. Përmes një shkrese drejtuar presidentit të FSHF-së Armand Duka, UEFA ka zbardhur tre zyrtarët e përzgjedhur si monitorues gjatë zgjedhjeve.

“Bazuar në diskutimet e tij me Kryeministrin Rama dhe Ju, u ra dakord që UEFA të dërgonte një mision vëzhgimi me objektivin e vlerësimit të ecurisë së procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të planifikuar për në datën 2 mars 2022. Dëshirojmë t’ju njoftojmë se delegacioni i UEFA-s do të përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm:

– Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)

– Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative)

– Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)

Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, 16 shkurt. Ne do të jemi në kontakt gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar dhe organizuar takimet dhe ju falënderojmë paraprakisht për disponibilitetin e të gjithë stafit të FSHF-së”, shkruhet në letrën drejtuar Presidenti Duka.

Gjatë vizitës në Tiranë dhe takimit me kryeministrin Edi Rama, si edhe kreun e FSHF-së Duka, Ceferin bëri të qartë se përderisa UEFA nuk ndërhyn në zgjedhjet e federatave, atëherë edhe politika duhet të ndjekë të njëjtën rrugë.

UEFA cakton delegacionin monitorues për zgjedhjet e FSHF,
Shkresa e UEFA-s drejtuar FSHF-së

Të fundit