Flash News

E-TJERA

UEFA Champions League/ 8 ndeshjet që luhen sot, spikat PSG-Man. City, Milan në ‘luftë’ për pikët

UEFA Champions League/ 8 ndeshjet që luhen sot, spikat PSG-Man. City, Milan

UEFA Champions League do të startojë sot ndeshjet e dyta në fazën e grupeve. Do të luhen tetë sfida interesante përkatësisht: 2 në orën 18:45 dhe 6 në orën 21:00.

Sfidat hapen me përballjet mes Ajax-Besiktas dhe Shakhtar-Inter që do të luajnë në orën 18:45.

Ndërsa në orën 21:00 do të luhen 6 sfida të tjera. Në mesin e tyre spikat dyshja PSG-Man. City, dy nga skuadrat favorite për tu shpallur kampionë të Ligës së Kampionëve. “Parisienët” kanë gjithçka për të fituar, ndërsa “citizens” pas finales së humbur në sezonin e kaluar, tashmë kanë më shumë eksperiencë dhe ndoshta janë më në formë për të triumfuar.

Milan-Atletico Madrid nuk mbetet pas. Pas humbjes për ballë Liverpool-it, “kuqezinjtë” duhet të bëjnë gjithçka për të fituar pikët e humbura, ndërsa spanjollët në krahun tjetër që kanë vetëm një pikë duhet të forcojnë pozitat.

SFIDAT QË DO TË LUHEN SOT:

UEFA Champions League/ 8 ndeshjet që luhen sot, spikat PSG-Man. City, Milan

 

 

Të fundit