Flash News

E-TJERA

UEFA heq kufizimin për tifozët në stadium, autoritetet lokale do menaxhojnë pjesëmarrjen totale

UEFA heq kufizimin për tifozët në stadium, autoritetet lokale do
Foto ilustruese

UEFA ka vendosur që të heqë kufizimin e pjesëmarrjes 30% të tifozëve në stadiume. Lajmin e bëri me dije Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, i cili mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Gjithashtu do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Vendimi për pjesëmarjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë eksluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare.

Ky vendim ndalon shpërndarjen e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.

Gjithashtu është zgjatur afati për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje. Një tjetër vendim i marrë është përcaktimi i skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022.

Pas anullimit të Kampionatit Europian U-19 për femra 2020-2021, i cili shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv ka miratuar përdorimin e koeficentit në raudin kualifkues për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen. Ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.

Të fundit